Art&Argëtim

Përloti të madh e të vogël/ Pas rekordit në Netflix, filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7” korr sukses në Francë

27 Maj 2020, 19:45 Nga DOSJA
Përloti të madh e të vogël/ Pas rekordit në Netflix,

TURQI– Gjatë karantinës filmi që mund tju ketë bërë të përloteni do ketë qënë me siguri ‘Mrekullia në qelinë nr.7’.

Filmi turk i cili është frymëzuar nga e njëjta histori e trajtuar më parë në kinematografinë japoneze pati sukses të madh në të gjithë botën dhe në platformen Netflix në të cilën është shfaqur fillimisht.

Së fundmi bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur si filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit.

Për ju që akoma nuk e keni shikuar, “Mrekullia në qelinë nr.7” tregon historinë e një babai me probleme mendore dhe vazjës së tij 7-vjeçare që kërkon drejtësinë për të shpëtuar të atin.

Filmi i cili është shpallur më i shikuari edhe në Turqi gjatë vitit 2019 ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz film film

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Maj 2020, 16:46

TIRANË– Blogeri Olti Curri i ka dalë në mbrojtje këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili është masakruar në rrjetet sociale pasi shau kryeministrin Edi Rama.Në...

Art&Argëtim 27 Maj 2020, 15:03

TIRANË- Humoristi Julian Deda, ka reaguar sot kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Deda kërkon shpje...