Aktualitet

Trafik droge dhe prostitucion/ I riu shqiptar kërkohej në çdo cep të Italisë, gjendet në Vlorë, kush është i riu me dy

27 Maj 2020, 06:44 Nga DOSJA
Trafik droge dhe prostitucion/ I riu shqiptar kërkohej në çdo

VLORË– Një 37-vjeçar shqiptar, i dënuar për disa vepra penale në Itali, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. I riu i identifikuar si Ergust Dumitru (Bubeqi), ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në vitin 2018, Gjykata e Apelit Aquila në Itali e ka dënuar me 9 vite e 10 muaj burg për: “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Mësohet se Bubeqi, bashkë me disa persona të tjerë shfrytëzonte për prostitucion disa vajza rumune. Përmes dhunës, ata i detyronin vajzat që të ushtronin prostitucion në disa qytete të Italisë gjatë periudhës janar-qershor 2007.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga. Kapet 37-vjeçari i dënuar për disa vepra penale në Itali.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe autoriteteve policore italiane, misioni Interforza u bë i mundur nga shërbimet e DVP Vlorë, lokalizimi në Vlorë dhe arrestimi i shtetasit Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergust bubeqi ergust dumitru policia ne vlore vlore ergust bubeqi ergust dumitru policia ne vlore vlore

Sondazh

Poll