Bota

E rëndë! Mjeku serb helmon 10 kolegët e tij me tortë, dyshohet për hakmarrje

25 Maj 2020, 15:35 Nga DOSJA
E rëndë! Mjeku serb helmon 10 kolegët e tij me tortë,

AUSTRI-Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Austri pasi një psikiatër i burgut ka helmuar qëllimisht me tortë kolegët e tij. Mediat e huaja kanë raportuar se ai ka shpuar edhe gomat e makinave të tyre. Mësohet se ky i fundit ishte me origjinë serbe.

Tortë kanë konsumuar 10 persona nga të cilët 8 kanë pasur simpotoma ku katër prej tyre kishin probleme serioze.  Fillimisht sipas mjekëve është dyshuar se janë me koronavirus po analizat kanë dhënë rezultate të kundërta.

 “Gjithsej 10 punëtorë hëngrën tortën, dhe tetë ose nëntë kishin simptoma. Katër kishin probleme serioze. Në fillim, të gjithë menduan për Corona virusin, por vetëm pas disa ditësh torta u bë e dyshimtë”, shkruajnë media austriake.

Menjëherë kanë nisur hetimet për mjekun i cili më pas është arrestuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim në Korneuburg. Mediat e huaja shtojnë se policia po heton motivin për verimin e mjekëve por dyshojnë se është bërë për hakmarrje.

Burimi:.rtvbn.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austri mjeku serbe austri mjeku serbe

Sondazh

Poll