Bota

Marko Kepi shqiptari që kandidon në Asamblenë e New York-ut kërkon reformën e taksës: Të shmanget ndikimi negativ i COVID

25 Maj 2020, 14:49 Nga DOSJA
Marko Kepi shqiptari që kandidon në Asamblenë e New York-ut

SHBA- Marko Kepi, kandidati republikan për Asamblenë e New York-ut flet për reformën e taksës së pronës dhe ndikimin negativ për shkak të COVID-19 në qytetin Albany. 

Sipas gazetës “Kings Country Politics”, zëdhënësi i Kepit është shprehur se ata nuk do ta lejojnë që klasa e mesme të ndëshkohet për shkak të një krize dhe hapi i parë për rindërtimin e ekonomisë do jetë ulja e shpenzimeve qeveritare dhe jo mbledhja e taksave.

Ndërkohë në një publikim në rrjetet sociale, Kepi shkruan: “Ne nuk do ta balancojmë këtë përmes tatimpaguesve. Shumë njerëz u detyruan të pezullojnë aktivitetin e tyre tregtar dhe pronarët e bizneseve të vogla e përbëjnë këtë rreth, ata janë gjithashtu pronarë të shtëpive. Si mund të mendojmë të rrisim taksat mbi kurrizin e njerëzve që nuk kanë të ardhura në muaj dhe në raste kanë kaluar kursime?”.

Kepi njihet edhe për angazhimin e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan, si Kryetar i Organizatës “Rrënjët Shqiptare”.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marko kepi reforma e takses marko kepi reforma e takses

Sondazh

Poll