Bota

Thaçi dhe Vuçiç në një mendje, heqin dorë nga ideja e shkëmbimit të territoreve

22 Maj 2020, 20:42 Nga DOSJA
Thaçi dhe Vuçiç në një mendje, heqin dorë

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me shkëmbimin e territoreve.

Thaçi ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar asnjëherë ndërkohë Vuçiç është shprehur se zgjidhja e kësaj duhet të shihet në bazë të kompromisit ekonomik.Më tej presidenti i Kosovës ka shtuar se dëshiron që një ditë Preshava, Medvegja dhe Bujanovci do t’i bashkohen Kosovës.

Përsa i përket Aleksandër Vuçiç ka folur edhe për europianët duke thënë se qëllimi i tyre janë vetëm interesat në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë.

“Çdo zgjidhje në Ballkan duhet të bazohet mbi kompromisin, dhe fitoret duhen parë në këndvështrimin ekonomik dhe jo në shkëmbimin e territoreve. Vendet europiane diskutojnë në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë dhe më pas më të fuqishmit thonë ç’të duan vetëm për të mbrojtur interesat e tyre pavarësisht se çfarë mendojnë serbët dhe shqiptarët për çështjen e Kosovës. Asnjë nuk më ka thënë deri më sot për shkëmbimin e 17 fshatrave serbe në me Preshevën, Bujanovacin dhe Medvedja,” tha Vuçiç.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll