Editorial

Ambasadori gjerman në Berlin: Gjermania po minon rolin frenues bërthamor të NATO-s

15 Maj 2020, 06:49 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman në Berlin: Gjermania po minon rolin frenues

Gjermani- Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell ka kritikuar Gjermaninë për për angazhimet e saj në NATO. Komentet e tij drejtoheshin ndaj partnerëve të rinj në koalicionin e Kancelares Angela Merkel, SPD-së,  pas thirrjeve për çarmatim bërthamor.

Në kontributin e tij, Grenell argumenton për rëndësinë e mëtejshme të NATO-s përballë rreziqeve të paraqitura nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut dhe thekson rolin e parandaluesit bërthamor të NATO-s si një mjet për paqeruajtjen.

Rolf Muetzenich, udhëheqës i grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD), bëri thirrje në fillim të këtij muaji për tërheqjen e të gjitha armëve bërthamore amerikane nga Gjermania, një qëndrim ky që nuk është përhrahur nga Merkel.

Në një shkrim për gazetën gjermane Die Welt, Ambasadori Grenell shkruante: “Në vend që të minohet solidariteti, i cili përbën bazën e frenimit bërthamor të NATO-s, është koha që Gjermania të përmbushë angazhimet e saj ndaj aleatëve dhe të investojë pa ndërprerë në pjesëmarrjen bërthamore brenda NATO-s”.

Burimi: euraktiv.de

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial richard grenell richard grenell

Sondazh

Poll

Editorial 9 Maj 2020, 10:02

Analiza- Plazhi si detyrim integrimi

1.Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ende kanë dallime mes vete – përfshirë edhe konfliktin e papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ballafaqohe...