Art&Argëtim

SHANTAZHOHET Kejvina Kthella! Modelja publikon hapur kërcënimet: Vemje, s’të lejoj të ngresh krye mbi dinjitetin tim, po p

22 Maj 2020, 17:24 Nga DOSJA
SHANTAZHOHET Kejvina Kthella! Modelja publikon hapur kërcënimet:

TIRANË– Ish-velina Kejvina Kthella ka lënë të nënkuptohet se është shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një postim në Instastory, Kthella lë të kuptohet se është shantazhuar nga disa persona, identitetin e të cilëve ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Përmes shkrimit në Instastory, Kejvina, u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë mesazhe, foto apo video me emrin e saj, t’ja dërgojnë me video, teksa shton se deri atëherë personat në fjalë, të bëjnë ndonjë punë më të mirë, sepse vetë modelja nuk ka ndërmend të bëjë pazare apo shitblerje.

Në fund, Kthella shton se me femrat shqiptare është abuzuar jashtë mase, por që ajo nuk ka ndërmend që njerëz me profile false, të cilët i quan vemje, të ngrejnë krye duke shkelur mbi dinjitetin e saj.

“Fakti që je një mizë dhe mizat dihet se çfarë hajnë dhe ku rrinë nuk do të thotë që unë të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa followersa ose klikime lajmesh.

Egziston një program që quhet ‘prankgram’ që mund të huazojë identitetin për pak caste me qëllim keqadashëse por të pa përfillshme nga nji njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë fake dhe më fake se personi që qëndron mbrapa tyre. Në qoftëse ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje ju ftoj tmi dërgoni me screen record ku i keni kto mesazhe me emrin dhe profilin tim të vërtetë. Deri atëher ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje blerje. Do gjë që e kam arritur e kam arritur me zotësinë time dhe kush me njeh e di këtë gjë. Doja të sqaroja sepse shoh që abuzohet se tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë përsakohë të jem gjallë sdo i lejoj dhe s’kam për ti lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim”- shkruan Kejvina ne postimin e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella shantazh kejvina kthella shantazh

Sondazh

Poll