Politike

Rama bën parashikimin: Meta do krijojë parti, s’kam informacione por sipas meje ndodh

21 Maj 2020, 20:58 Nga DOSJA
Rama bën parashikimin: Meta do krijojë parti, s’kam informacione

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka parashikuar se presidenti Ilir Meta do të themelojë një tjetër parti politike. I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike. 

Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se për parashikimin bazohet vetëm përshtypje. 

Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tweet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe reforma në drejtësi,”-tha Rama. 

(km/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia e ilir metes edi rama partia e ilir metes

Sondazh

Poll