Politike

“Është mëkat, nuk shoh filxhan”, Kryemadhi vizaton stadiumin e ri: Rama është i fiksuar me kafenë, ja më thoni ju, a

21 Maj 2020, 20:50 Nga DOSJA
“Është mëkat, nuk shoh filxhan”, Kryemadhi vizaton

TIRANË– Monika Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të shumta që ky i fundit i ka bërë në lidhje me parjen e filxhanit.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, pasi u transmetuar kronika nga fjala e Ramës, ku ky i fundit u shpreh se Kryemadhi shihte filxhan, kryetarja e LSI-së tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ky është i fiksuar me kafen, që e thotë kaq shpesh këtë gjë, sepse po ta vini re edhe stadium i ri ka një formë xhezveje,”– tha Kryemadhi dhe nisi të vizatonte.

Hë më thoni, a nuk ka këtë formë stadium? Ç’a është kjo, nuk është zhezve kafeje?”– tha Kryemadhi dhe drejtoi drejt kamerës vizatimin që ksihte bërë.

Pikë së pari njëherë unë nuk shikoj filxhan sepse është mëkat. Unë jam fetare dhe është mëkat të shohësh filxhan,”- tha më tej Kryemadhi.

Ditën e sotme, gjatë seancës plenare në Kuvend, Kryeministri Edi Rama e ka quajtur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi “Ledi Makbeth”, ndërsa kryetarin e opozitës Lulzim Basha “Hamlet”. Rama tha se paratë për të cilat flet Kryemadhi, I sheh bën filxhan dhe janë ato që kërkon të marrë për vete, teksa përmendi nisjen e ndërtimit të godinës së Teatrit Kombëtar tek Piramida ku tha se janë hedhur 6 milionë euro, dhe janë marrë pllakat e mermerit dhe janë vënë tek shtëpitë e tyre në plazh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll