Politike

“Ledi Makbeth (Kryemadhi) sheh miliona euro në filxhan”, Rama rikthen Shekspirin në Kuvend: Ka frikë kur të vijë me Hamletin (Lulin), s’do ketë më gjë… morën pllakat e mermerit nga Piramida i shpunë tek shtëpitë në plazh!

VIDEO
Rama tha se paratë për të cilat flet Kryemadhi janë ato që kërkon të marrë përvete, teksa përmendi nisjen e ndërtimit të godinës së TK tek Piramida ku tha se janë hedhur 6 milionë euro
Featured image of article: “Ledi Makbeth (Kryemadhi) sheh miliona euro në filxhan”, Rama rikthen Shekspirin në Kuvend: Ka frikë kur të vijë me Hamletin (Lulin), s’do ketë më gjë… morën pllakat e mermerit nga Piramida i shpunë tek shtëpitë në plazh! Edi Rama, kryeminister

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi “Ledi Makbeth”, ndërsa kryetarin e opozitës Lulzim Basha “Hamlet”. Rama tha se paratë për të cilat flet Kryemadhi janë ato që kërkon të marrë përvete, teksa përmendi nisjen e ndërtimit të godinës së TK tek Piramida ku tha se janë hedhur 6 milionë euro, dhe janë marrë pllakat e mermerit dhe janë vënë tek shtëpitë e tyre në plazh.

Edi Rama: Teatri tek Piramida. Për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh. Si ato që Ledi Makbeth sheh në filxhanin e saj. Dikur i shihte për veten, tani i sheh për të tjerët nga sëkëlldia që të tjerët  ia kanë marrë dhe kur të vijë ajo me Hamletin, nuk do të ketë mbetur më asgjë. 6 milionë euro ikën pa zhurmë, sepse bijtë e Shekspirit dhe bijtë e kurtizaneve franceze kishin punë të tjera, nuk u morën me teatrin. U vunë ca shkallë dhe u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën dhe u vunë në shtëpitë e dyta buzë brigjeve të ngrohta të Adriatikut, apo u vunë për tualetet e reja të artistëve. Lapidarët që “Cimit i preu rrugën pabesia”. Të huajtë kujtonin se ne buzë rrugëve kishim bërë luftë, por aty që vrarë Xoni nga ca shokë që qe prerë në besë. E pra ky është një moment fantastik për të përsëritur Shekspirin. Budallallëku dhe mençuria janë sëmundje ngjitëse ndaj zgjidh njerëzit që dëgjon o njeri. Mos dëgjo llafet që thuhen për ta, por pyet veten çfarë kanë bërë ata?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend. Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment