Art&Argëtim

16 Maj/ Përkujtohet ditëlindja e Milto Sotir Gurrës

16 Maj 2020, 14:55 Nga DOSJA
16 Maj/ Përkujtohet ditëlindja e Milto Sotir Gurrës

TIRANË- Më 16 maj të vitit 1884, lindi Milto Sotir Gurra, atdhetari, shkrimtari e publicisti, që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë” etj. Vitet më krijuese të jetës së tij i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë.

Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim kryesisht me pseudonimet Nomadhi e  Gjon Zeza. Një përmbledhje me njëzet e dy tregime të shkruara në kohën e mërgimit u botua me titullin “Plagët e kurbetit”, Tiranë 1938.

Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse, duke sjellë në gjuhën shqipe emra të mëdhenj të letërsisë botërore, si: Leon Tolstoi, Anton Çehov, Maksim Gorki etj. Vdiq në Tiranë në vitin 1972.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur milto sotir gurra milto sotir gurra

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 20:51

TIRANË– Moderatori i njohur Rudi Hizmo, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku edhe ka treguar se personalisht ka provuar dhunë verbal...