Art&Argëtim

Vrasin virusin! Studimi i ri: Shplarësit e gojës nuk lejojnë që viruset të futen brenda trupit

14 Maj 2020, 14:14 Nga DOSJA
Vrasin virusin! Studimi i ri: Shplarësit e gojës nuk lejojnë

BRITANI- Sipas një raporti të ri, larja e gojës ka potencialin për të mbrojtur kundër infeksionit të  COVID-19 duke vrarë koronavirusin përpara se të infektojë qelizat e tjera brenda trupit. Sipas studimeve, koronaviruset i përkasin klasës së “viruseve të mbështjellura”, që do të thotë se ato janë të mbuluara nga një shtresë yndyrore që është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën më të lartë ose të virusit, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt.

Ekipi mbështetet nga virologët, specialistët e lipideve dhe ekspertët e kujdesit shëndetësor nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit Cardiff, së bashku me universitetet e Nottingham, Kolorado, Otava, Barcelona dhe Instituti Babraham i Kembrixhit.

Ndërkohë,  Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se: ‘Nuk ka asnjë provë që përdorimi i larjes së gojës do t’ju mbrojë nga infeksioni me koronavirusin e ri.’

Autorët e studimit nuk thonë se larja e gojës e tanishme, parandalon COVID-19, por që hulumtimi i mëtejshëm në kimikate për larjen e gojës mund të jetë i dobishëm.

Burimi: DailyMail

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll