Art&Argëtim

Një ndër themeluesit e ‘labelit’, ç’ndodhi mes grupit? Agon Amiga FLET pas largimit nga Babastars: Nuk flas më me ta,

13 Maj 2020, 19:49 Nga DOSJA
Një ndër themeluesit e ‘labelit’, ç’ndodhi

KOSOVË– Reperi i njohur shqiptar Agon Amiga ka shpjeguar për herë të parë arsyet e largimit nga ‘Babastars’. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai është shprehur se tashmë nuk ka më asnjë komunikim me anëtarët e grupit.

“Të them të drejtën nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës. Kanë ndryshuar shumë gjëra.”

I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, se si ka përjetuar situatën e krijuar prej covid-19, Agon ka shprehur se fillimet i ka pasur të vështira madje se ka përjetuar edhe paranoja.

“Në fillim të tregoj të vërtetën kisha paranoja për djalin. Këtu ku jetoj ka shumë parqe dhe një pjesë e madhe e familjeve kanë fëmijë. Unë në orën 7 dal gjithmonë me djalin, qoftë borë apo shi. Dhe nisa të frikësohem. Por tani jam stabilizuar dhe më duket gjithçka okay,”– u shpreh reperi.

Për fansat e muzikës së tij, Agon Amiga u shpreh se shumë shpejt do të vijë për publikun shqiptar me projekte të reja dhe shumë bashkëpunime.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz agon amiga babastars agon amiga babastars

Sondazh

Poll