Insights

Monologu i Krastës: Unë them më mirë pa kryeministër, sesa pa teatër…

12 Maj 2020, 20:11 Nga DOSJA
Monologu i Krastës: Unë them më mirë pa kryeministër,

TIRANË- Në një Shqipëri të plagosur të post tërmetit, në një Shqipëri që nuk po del dot nga shtetrrethimet e njëpasnjëshme dhe gjendjet e jashtëzakonshme, në një Shqipëri me ekonomi të kërcënuar në kulmin e pandemisë, me borxhe e kredi, me papunësi e varfëri, na hidhet sërish për konsum publik e mediatik, me deklamime kërcënuese e gjuhë urrejtjeje, vendimi i prishjes së teatrit duke dashur të na bindin se ky është preokupimi madhor i qeverisjes së kësaj Shqipërie në këto kohë, dhe kjo është e do jetë gjuha. Gjuha e forcës. Si ajo e kryetarit të bashkisë në daljen e fundit.

Tirana vet ka të tjera drama. Ujë i munguar e i shtrenjtuar. Taksa të rritura. Landfillet dhe dramat shoqëruese. Transparence e munguar. Keqperdorim fondesh për trafik interesash e propagandë. Betonizimi, kullat..

Vendimi i Kryeministrit, për kalimin e vendimarrjes tek bashkia, shkrepi një tjetër fizionomi komunikimi të kryetarit të bashkisë si për të na bindur që këtë herë e kanë me gjithë mend.  A nuk i thonë kryetarit se sharja me stërkala, pështymë është shenjë e pasigurisë?  Është si një mërmërimë me bisht ndër shale, por me inatin që përndrit ngjyrën e kuqe të syve që urrejnë.

Ndjej se duhet t’i trembemi urrejtjes së njeriut me pushtet. Ai/ata nuk e masin dot mundësinë dhe pamundësinë e tyre. Mund te jetë Prishja e Teatrit Kombëtar kosto e bërjes së kryetarit  të bashkise Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Unë them më mirë pa kryeministër, sesa pa teatër.

Ekziston një bindje se Kryetari në lidhje me teatrin është një mashe. Unë as nuk i besoj qëllimit të kalimit të truallit nga qeveria tek bashkia. Duket si nje stunt marrëdhëniesh publike që fsheh një ngjarje tjetër me përmasa të mëdha që përgatitet të zërë qendrën e skenës shqiptare. Tingëllon patetike  qe kryeministri ne detyre t’ i jape hapur kryetarit te bashkise teatrin per te pare sa i mban shpina . Te gjithe e dine se duhet tjeter material trimerie per ti shkuar teatrit drejt. Te gjithe e dime se pushtetaret tane te dikurshem e aktuale, teatrit, sikurse Tiranes, sikurse Shqiperise i shkojne tinez, kur bie nata.

Prandaj nuk i tremben tiranasit sterkalave te peshtymes. I tremben territ te nates. Atyre qe mund te mesyjne kunder nje ndertese qe eshte bere kauze.

Djaloshi kavalkanti nuk eshte i prirur te besoje mbrojtesit, specialistet, dashuruesit e kujteses historike, qytetaret. Te besoje, kuptoje, ndjeje e ka te pamundur. Nuk e ka bere kurre. Nuk mundet. 

Ka zgjedhur  te jete  perfaqesuesi i paprincipte i marrjes se kurores se pushtetit, duke lepire lart e duke  skermitur  nofullat poshte.

E shoh me kurreshtje nervozizmin thonjngrenes . Me ben te qesh  nervozizmi i shpenzueshem i tij. Si qytetar dhe votues dyshoj fort  ne karaktere te tille drejtuesish. Nuk gjej aty asnje therrime prej  lideri. Koha tregon gjithmone se nje lider kulisash deshton. Deshton ai qe blen pelqimin. Ai te cilit i shperthen prepotenca  mu ne mes te buzeqeshjes.

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka nje qellim te vetem , t’i marre Partine Socialisteve . Kete e ka personale e te perqendruar. Vetem se per te rrenuar perfundimisht Partine Socialiste,  ka vendosur te rrenoje dhe Tiranen.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog adi krasta edi rama teatri kombetar adi krasta edi rama teatri kombetar

Sondazh

Poll

Insights 11 Maj 2020, 13:53

Darka e Ngjalave!

Ne shqiptarët, jemi ndoshta i vetmi popull që në folklorin tonë të pasur i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë  një gjysëm amfibi simpatik, Njgjalës. M...

Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...