Ekonomi

Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë

12 Maj 2020, 05:07 Nga DOSJA

Tre janë arsyet që kanë çuar në rënien e fitimeve. Së pari, ka një rënie të të ardhurave jo nga interesi, ndërsa ato nga interesi ishin pothuajse të pandryshuara. Si rrjedhojë, të ardhurat bruto ranë me rreth 8%, duke zbritur në 12 miliardë lekë (me rënie 1 miliardë lekë).

Së dyti, rritja e shpenzimeve për provigjione (+2 miliardë lekë), kryesisht si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura. Kreditë quhen të humbura kur nuk kthehen për më shumë se një vit dhe kur kanë kaluar në proces përmbarimi, edhe nëse afati në vonesë është më pak se një vit.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. Por, nëse në qershor nuk paguajnë, atëhere fillon procesi i klasifikimit dhe provigjionimit sipas rregullores për të gjitha kreditë.

-Së treti, shpenzimet jo interesi u rritën me 8% (+643 milionë lekë) Si rrjedhojë, kjo ka çuar në rënien me fitimeve me 3. 6 miliardë lekë, ose rreth 72% më pak. Rënia e fitimeve ka përkeqësuar dhe treguesit e tjerë të rentabilitetit. Krhyeshmëria nga aktivet zbriti në 0.9% në tremujorin e parë 2020, nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kthimi nga kapitali ishte 7.85 për tremujorin e parë, nga 14% të njëjtën periudhë të 2019-s.

Marrë  nga Monitor 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fitimi i sistemi bankar sistemi bankar fitimi i sistemi bankar sistemi bankar

Sondazh

Poll