Aktualitet

Parqet dhe rrugët në Tiranë plot me njerëz, shqiptarët shijojnë ditën me diell

10 Maj 2020, 10:57 Nga DOSJA

Tiranë- Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur plot me njerëz. Në rrugë nuk ka vetëm nëna me fëmijë apo të moshuar, por nga të gjitha moshat. Parqet janë mbushur plot me njërëz dhe ata shfaqen pas maska apo doreza. Ndërkohë që fëmijë luajnë grumbull me njëri tjetrin. Mesa duket shqiptarët po shijojnë fundjavën dhe kjo shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme të realizuara në Tiranë.

Ndërsa, nga nesër hyjnë në fuqi disa masa të tjera lehtësuese, pasi do të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

Foto nga kryeqyteti 

Kryeministri Edi Rama njoftoi pas ditë më parë se pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh. Ai theksoi se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. Sipas tij e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me automjet privat deri në orën 21.00 të mbrëmjes. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2020, 08:56

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për lajmin e publikuar në media, se prej 10 ditës ministrja Ogerta Manastirliu nuk i jep përgjigje SPAK-ut për tende...