Aktualitet

“Më plasi b*tha o Edi Rama”/ Goxhaj proteston i vetëm para Gjykatës Kushtetuese, djeg nenet e Kodit Penal: Të gjithë ka

10 Maj 2020, 08:52 Nga DOSJA
“Më plasi b*tha o Edi Rama”/ Goxhaj proteston i vetëm para

Tiranë- I vetëm, në emër të Shoqërisë Civile ka protuestuar ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuse avokati Altin Goxhaj. Avokati në Përkujtimoren e Ditës së Drejtësisë, dogji  nenet e reja të Kodit Penal dhe gjithë Fletoret Zyrtare me aktet kushtetuese që kanë hyrë në fuqi që prej 24 Mars të 2020. Në fjalën e tij ai theksoi se Rama i kërcënon shqiptarët me burg, por sipas tij çdo njeri ka të drejtën të protestojë dhe se nuk duhet të frikësohet nga kreu i qeverisë.

“Nuk ka ardhur për tubim, nuk kam ardhur për grumbullim të paligjshëm, as për manifestim, por kam ardhur si në 5 maj komunistët shkojnë festojnë “Qemal Stafën”, unë kam ardhur si qytetari i lirë, si jurist, në ditën e 10 majit, në ditën e drejtësisë , Sikoni pak kjo dera këtu është e mbyllur, është dera që rri e mbyllur, ne kemi dokumentet e koditi penal, dhe nuk kemi ku t’i ankimojmë se e gjithë klasa politike, votoj reformën e Sororit në Shqipëri, për të  na lënë pa gjykatë kushtetuese  dhe të vijë kjo ditë që  mua të më dalin 3 postablloqe rrugës dhe duan të më futin në burg. E vetmja armë që ka Rama kundër jush është burgu. Po t’i marrshën burgun dhe t’u thuash më plasi b*tha Edi Rama,ne do të protestojmë kemi të drejtat tona.”, u shpreh ai. 

Ditën e djeshme u shpërnda me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët u mblodhën për të protestuar, mbërritën disa furgona policie. Efektivët shoqëruan duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj protestë para gjykatës kushtetuese altin goxhaj protestë para gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2020, 08:56

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për lajmin e publikuar në media, se prej 10 ditës ministrja Ogerta Manastirliu nuk i jep përgjigje SPAK-ut për tende...