Art&Argëtim

FOTOT/ Aurela dhe Lulzim Basha festojnë sot 15-vjetorin e martesës, bashkëshortja e kryetarit të opozitës nxjerr pamjet e r

8 Maj 2020, 13:34 Nga DOSJA
FOTOT/ Aurela dhe Lulzim Basha festojnë sot 15-vjetorin e martesës,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe e shoqja, Aurela festojnë sot përvjetorin e martesës së tyre. Vetë Aurela, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga ceremonia e lidhjes së kurorës, ku ajo shihet e veshur me vello të bardhë. Ndërsa Basha me kostum të zi…

Ceremonia është zhvilluar në bashkinë e Tiranës, disa vite para se Lulzim Basha të merrte drejtimin. Nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza, të cilat kryedemokrati është ruajtur që t’i ketë sa më larg vëmendjes së mediave. Por të shoqen ai e përmend shpesh.

Një vit më parë, gjatë një takimi për turin elektoral, Basha kujtoi në Pogradec edhe dashurinë e tij me Aurelën dhe natën e parë, që e kishin kaluar në një hotel të zonës.

“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 14-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, është  shprehur Basha asokohe. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela basha lulzim basha aurela basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Maj 2020, 08:44

SHBA– Më shumë se tre vjet pas përfundimit të martesës së tyre dy-vjeçare, ata ende nuk janë divorcuar zyrtarisht. Por, ish-çifti i famshëm ...