Art&Argëtim

Në listën e artistëve ndërkombëtarë, violinisti i mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami angazhohet në projektin e rëndësi

8 Maj 2020, 11:38 Nga DOSJA
Në listën e artistëve ndërkombëtarë, violinisti i

TIRANË– Violinisti i mirënjohur Tedi Papavrami do të jetë ndër artistët e njohur ndërkombëtar të angazhuar me projektin muzikor “VERÃO CLÁSSICO”.

Nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se edicioni i gjashtë i këtij festivali dhe akademie muzikore do të zhvillohet në fillimin e muajit gusht.

Sipas njoftimit thuhet se afati i aplikimit për ndjekjen e klasave me disa nga artistët e njohur ndërkombëtarisht, përfishrë Papavramin, është më 1 qershor.

Tedi Papavrami u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Ai studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Përtej muzikës, artisti ka shfaqur edhe mjaft prirje të tjera në art e letërsi. Gjithashtu, Papavrami njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm përmes projekteve artistike në Shqipëri. Prej disa vitesh jeton në Gjenevë, ku është i angazhuar edhe si profesor në “Haute Ecole de Musique”.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture projekt muzikor tedi papavrami verao classico violinisti i mirenjohur shqiptar projekt muzikor tedi papavrami verao classico violinisti i mirenjohur shqiptar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Maj 2020, 08:44

SHBA– Më shumë se tre vjet pas përfundimit të martesës së tyre dy-vjeçare, ata ende nuk janë divorcuar zyrtarisht. Por, ish-çifti i famshëm ...