Art&Argëtim

Në një betejë të ashpër me kancerin, ndërron jetë aktori i njohur Rishi Kapoor

30 Prill 2020, 11:42 Nga DOSJA
Në një betejë të ashpër me kancerin, ndërron

INDI– Aktori i Bollywood-it, Rishi Kapoor, i famshëm për rolet e tij romantike, ka vdekur nga kanceri në moshën 67-vjeçare.

Ai ishte pjesë e dinastisë së aktrimit “Kapoor” e cila ka mbizotëruar gjatë në Bollyëood, në industrinë e filmave Hindi.

Aktori bëri bujë të madhe në vitin 1973 me rolin e tij të parë drejtues në “Bobby”, një histori dashurie për adoleshentë

Ai luajti me dhjetëra filma romantikë për mbi dy dekada, duke bërë më pas një tranzicion të suksesshëm në rolet e personazheve.

Rishi Kapoor debutoi si aktor për fëmijë në vitin 1970 në filmin e babait të tij Raj Kapoor, “Mera Naam Joker”. Disa nga filmat e tij në vitet 1980 dhe 90 si “Khel Khel Mein” dhe “Karz dhe Chandni”, u bënë hite masive në Indi e më gjerë.

Ai ishte një balerin i shkathët dhe në disa nga filmat e tij kishte këngë që janë masivisht të njohura edhe sot.

Kapoor u martua me aktoren Neetu Singh, një nga historitë më të qëndrueshme të dashurisë në Bollywood. Djali i tyre, Ranbir Kapoor, është një yll i suksesshëm Bollywood.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori indian bollywood kanceri rishi kapoor vdes rishi kapoor aktori indian bollywood kanceri rishi kapoor vdes rishi kapoor

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Prill 2020, 11:05

TIRANË- Moderatorja Albana Osmani, ka ardhur me një tjetër reagim, pas deklaratës së saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ajo ka treguar që patjetër do t...