Ekonomi

“Women in Marketing” Samiti virtual që do të mbajnë gratë e bashkuara, në mbarë botën mes krizës së COVID-19

24 Prill 2020, 12:28 Nga DOSJA
“Women in Marketing” Samiti virtual që do të mbajnë

TIRANË– Gratë e suksesshme nga vende të ndryshme të botës po bashkohen në samitin e parë virtual  “Gratë në Marketing” që do të mbahet në 28-30 prill 2020, si një iniciativë globale për të shkëmbyer njohuri, frymëzuar dhe fuqizuar shoqërinë.

Nisma filloi nga Arijana Koskarova, themeluese e “Creative Hub”, një qendër e vlerësuar nga“Forbes” e cila u jep të rinjve mundësinë për të zhvilluar karrierën në marketing dhe industritë e tjera kreative.

Qëllimi i këtij samiti virtual është motivimi i grave që të bashkohen dhe të krijojnë karrierën e tyre në fushën e marketingut.

Samiti përmban folëse nga e gjithë bota (Maqedonia e Veriut, Greqia, Franca, Italia, Rumania, Bullgaria Polonia, Gjermania, Zvicra, Shqipëria,etj) dhe profile të ndryshmesi: themeluese të agjencive kreative, drejtore të marketingut, CEO të agjencive të komunikimit, digital marketers, drejtore kreative, gazetare, por edhe gra që përmes programit të tyre të mentorimit, po ndihmojnë gratë e tjera të formojnë lëvizje që sjellin ndryshime në  shoqëri.

Disa nga folëset janë:  Odeta Male, COO of “Landmark Communications” në Shqipëri; Tringa Berisha, bashkëthemeluese e agjencisë krijuese“i10”dhe eksperte e mediave sociale nga Kosova; Bianca Tudor nga Rumania, themeluese e “Elite Business Woman”; Dr.Ruby Baksi Khurdinga India, Fituese e Multi-Aëard dhe folëse nëTedX;  Nadine Butoënga Gjermania,themeluese e “PR for Entrepreneurs”; Giedre PociutengaLituania, themeluese e Linkedist – një platformë e lidhur me LinkedIn; Stella Tsitsoula,themeluese e “Red Communications” ngaGreqia;  Eli Peseva, Corporate Communications Director në“New Moment Neë Ideas Company” nga Shkupi;  Arieta Prusaknga Polonia, themeluese në“Moxie Creative Agency”,e shumë të tjera.

Samiti është falas!  Për të marrë pjesë,të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në linkun e KËTU.

Temat do të përfshijnë histori frymëzuese të grave, por do të prekin edhe fushën e brendit, marketingun digjital, PR, zhvillim personal etj. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim dhe le tëkrijojmë ndikimsë bashku!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arijana koskarova gratë në marketing koronavirusi ne bote arijana koskarova gratë në marketing koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll