Art&Argëtim

27 Prill 2020, 19:30 Nga DOSJA

TIRANË–  Karantina nuk ka ndaluar dot sherret. Mësohet se dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. 

Dyshja janë përplasur me grushta për arsye që ende nuk dihen dhe menjëherë janë ndaluar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Ekspozitës, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e sherrit. 

Pas ndalimit nga Policia, të dy janë nisur për në Komisariat për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen, dhe më pas janë lënë të dalin pasi do të procedohen në gjendje të lirë.

Ledio Lako është prej vitesh një nga figurat e spektaklit të humorit “Portokalli”, ndërsa Hazizi aktualisht luan në serialin ‘Familja Kuqezi’, mirëpo ka qënë gjithashtu pjesë e spektalit të humorit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gent hazizi ledio lako sherr mes dy aktoreve gent hazizi ledio lako sherr mes dy aktoreve

Sondazh

Poll