Art&Argëtim

FOTOT/ Tradhtoi të dashurën për “një natë të egër me Rita Orën”, rrëfehet modelja! Këngëtarja shqiptare ndërhyri

27 Prill 2020, 12:17 Nga DOSJA
FOTOT/ Tradhtoi të dashurën për “një natë të

 BRITANI– Ish e dashura modele e yllit televiziv britanik, Joey Essex, Lorena Medina ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes së saj, pasi zbuloi se ai kaloi një natë të egër me këngëtaren shqiptare Rita Ora.

28-vjeçarja Lorena Medina tha që dyshja kishin pasur një marrëdhënie seksuale prej disa orësh, pasi ylli televiziv Essex kishte ndejtur në shtëpinë e këngëtares për plot 13 orë, dhe ishte parë të hynte në apartament në orët e para të mëngjesit.

Ajo i tha The Sun të Dielën: “Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të kisha fëmijë me Joey. Ne biseduam për martesën pothuajse çdo ditë. Ne ishim të çmendur dhe pasionantë. Unë u dashurova me të dhe u transferova në Angli menjëherë pas shfaqjes. Ishte gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë. “

Por, që pas tradhtisë me këngëtaren shqiptare Rita Ora, modelja Lorena Medina i ka dhënë fund lidhjes me Joey Essex. Ajo është shprehur se nuk e imagjinonte se pas kësaj tradhtie mund të fshihej Rita Ora. Megjithatë, edhe më heret këngëtarja shqiptare është përfolur për një lidhje me Joey Essex.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz joye essex kengetarja shqiptare lorena medina modelja rita ora tradhti joye essex kengetarja shqiptare lorena medina modelja rita ora tradhti

Sondazh

Poll