Art&Argëtim

27 Prill 2020, 06:05 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatori Arjon Muça ka treguar një histori të veçantë që i ka ndodhur në jetën e tij. I ftuar në emisionin “Why Not”, në TV Ora, Muça tha se para 7 vitesh një grup djemsh, adoleshentë e kishin sharë nga e motras, por që ai kishte ditur se si ta emnaxhonte situatën mjaft mirë.

Ai u shpreh se në vend që të nxehej apo t’u kthehej keq, u ishte afruar djemve dhe i pyetur nëse do të bënin foto, dhe ata kishin pranuar, duke i kërkuar edhe falje për të sharat.

“Para 7 vitesh prezantoja një emision dhe në pushim dilja përjashta në oborrin e televizionit dhe pija cigare. Nga ana tjetër e kangjëllave ishte një grup çunash 15-17 vjeç dhe filluan të gjithë në korr të më shanin nga motra. Unë motrën e kam dhe të bukur kështu që duhet të reagoja në një farë mënyre. 

Me një qetësi absurde i afrohem dhe i them, çuna mos doni të bëjmë ndonjë foto? Dhe të gjithë thanë po të lutem sepse prandaj po të tërhiqnim vëmendjen. Domethënë e kupton se si tërhiqet vëmendja, duke të të sharrë. Bëra një fotografi me secilin prej tyre. Më falenderuan, më kërkuan falje dhe u larguan,”– tregoi Arjoni.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjon muca arjon muca

Sondazh

Poll