Art&Argëtim

“Për ata që nuk u kthyen kurrë”, Ermal Meta sjell në Italisht këngën “Lule Velo partizani”, kolonën zanor

26 Prill 2020, 19:00 Nga DOSJA
“Për ata që nuk u kthyen kurrë”, Ermal Meta sjell

ITALI– Ermal Meta ka menduar që në këto ditë karantine të sjellë një version krejt ndryhse të këngës shqiptare “Lule Velo Partizani”.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta dëgjohet duke kënduar në gjuhën italiante, këngën që është kolonë zanore e filmit “Partizani i vogël Velo”, kompozuar nga Kujtim Laro.

Të gjithë e dinë se çfarë është liria për veten e tij. Por të gjithë duhet të dimë se sa dhanë jetën e tyre në mënyrë që të mund ta mendonim këtë, sepse mund të kishim lirinë për të qenë të lirë. Kjo është letra e një ushtari për gruan e tij. Një pjesë është në shqip. Ajo pjesë ishte kënga e partizanëve shqiptarë, e atyre që u larguan, e atyre që u kthyen dhe kënduan edhe për ata që nuk u kthyen kurrë,”- shkrua Meta krah videos ku dëgjohet duke kënduar nën ritmet e kirtarës.

Ermal Meta, është me origjinë nga Fieri dhe jeton në Itali. ai ka fituar Sanremon dhe ishte perfaqësues i Italisë në “Eurovizion” në vitin 2019.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal meta lule velo partizani ermal meta lule velo partizani

Sondazh

Poll