Art&Argëtim

Gazeta Gjermane / Isa Boletini, shpirti i kryengritjes shqiptare, shefi jozyrtar i saj, pronar, gjyqtar, patriark që nuk hasim

24 Prill 2020, 16:55 Nga DOSJA

Berlin, 2 maj.

Revolta e shqiptarëve

“Le Nouvelliste de Hambourg” merr nga Kostandinopoja informacionin e mëposhtëm për revoltën shqiptare :

 Shpirti i kryengritjes është shefi i fisit mysliman Isa Boletini, i quajtur Boletinatz ose Bolietinatz, shefi më i rrezikshëm i brigandëve në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk është shefi zyrtar i revoltës, pasi që prej vitit të kaluar fshihet nga një dënim i dhënë në mungesë paraqitjeje. Por është ai që ngre banorët, u siguron armë dhe drejton lëvizjen.

 Boletini nuk është një brigand vulgar. Ai është një nga ata pronarë të mëdhenj të tokave, gjyqtarë, patriarkë, të cilët ne nuk i hasim më në Shqipëri. Çdo fis i Shqipërisë së Epërme (Sipërme) përbën, ende dhe sot një shtet në vete, ku në krye të të cilit gjendet “Bajraktari”. Por fuqia e tij është e kufizuar, nga “kuvendi” ose asambleja e shteteve (fiseve), e cila ka një zë vendimtar në të gjitha pyetjet kryesore.

Marrë nga Darsiani.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur isa boletini isa boletini

Sondazh

Poll