Ekonomi

Ramazani fillon në mbyllje totale për shkak të COVID-19, KMSH: Mos shtroni Iftar, por ndihmoni në familje në nevojë

24 Prill 2020, 07:20 Nga DOSJA
Ramazani fillon në mbyllje totale për shkak të COVID-19, KMSH:

TIRANË- Sot është dita e parë e Muajit të Ramazanit dhe në të gjithë botën besimtarët kanë nisur dhe argjërimin. Sipas kalendarit mysliman, argjërimi do të zgjasë një muaj dhe quhet muaji i shenjtë ose muaji i sakrificës. Në mbarë botën besimtarët kanë uruar nisjen e muajit të shenjtë, pasi këtë vit argjërimi do bëhet në një atmosferë ndryshe.

Për shkak të COVID-19, xhamitë dhe vendet e shenjta do të jenë të mbyllura dhe besimtarët nuk do mund të shkojnë në to, e nuk mund të shtrojnë Iftare. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos shtorjnë Iftare, por të ndihmojnë familjet që janë në nevojë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit organizon mbledhjen e ZEKATIT, SADAKASË SË FITRIT dhe fushatës tashmë traditë, nën moton e nismës “Dhuro një iftar”, duke i konvertuar në “Shporta të Iftarit” për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

BASHKOHU DHE TI ME NE PËR TË GËZUAR DIKË NË NEVOJË! Muhamedi a.s ka thënë: “Kush i siguron iftar një agjëruesi, Zoti i jep shpërblimin e agjerimit edhe atij pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi atij të parit”. Allahu na mundësoftë vepra të mira në këtë muaj të Bekuar!”, shkruhet në një njoftim nga Komuniteti Myslim Shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale komuniteti mysliman shqiptar muaji i ramazanit muaji i ramazanit nis më 24 prill komuniteti mysliman shqiptar muaji i ramazanit muaji i ramazanit nis më 24 prill

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Prill 2020, 14:32

Postier në kohën e koronavirusit

LEZHË- Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përh...