35 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha, pamjet e rralla të qytetarëve që qajnë para arkivolit të tij
11 Prill 2020, 18:17Nga DOSJA
TIRANË- Data 11 prill në historinë e Shqipëisë, shënon vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin, me një pushtet absolut. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij, disa nostalgjik shkojnë në varreza për ti bërë homazhe, por këtë vit duket se e kanë lënë vetëm për shkak të situatës së COVID-19.
Por nëse sot vdekja e tij nuk kujtohet shumë, por në atë kohë qytetarët kanë bërë për disa orë homazhe pranë arkivolit të tij. Në rubkrikën “Dikur”, po sjellim pamjet e homazheve për diktatorin Hoxha, ku radha e qytetarëve duke qarë shkon deri në disa kilometra.
Në atë kohë ai u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.
Por kush ishte Enver Hoxha?
Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgji thshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985, ndërsa vdes dy ditë më vonë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka uruar sot shiptarët për festën e Pashkës, por nga nxitimi ka thënë se nesër do festohen Krishtli...
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është një ndër më të prekurit nga COVID-19 në Shqipëri, pasi sipas ministrisë janë 52 qytetarë të infektuar. Por edhe pse ...
Adi Krasta flet për karantinimin si për një ‘bunker artistik’. E fillon ditën me kafenë e mëngjesit dhe CNN dhe e mbyll me telefonin mobil ku lexon libra dhe sh...
TIRANË– I shoqi, Hila, kishte vdekur edhe ai në moshë të shtyrë, por para Pashkes. E kishin gjetur të vdukur më shtrat me një libër uratësh në dorë n...
TIRANË– Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit në versionin ‘rozë’ për të 12 shenjat e zodiakut. Shehu ka parashikuar sesi do të jetë fund...
TIRANË-Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, ndër të c...
TIRANË– Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj mund të jenë rikthyer sëbashku, dhe fotot e postuar në rrjete sociale, shtojnë edhe më tepër dyshime. Këngëtarja ka ...
TURQI– Këngëtarja Morena Taraku gjendet në Stamboll, ku po e kalon karantinën në një apartament luksoz, ku nuk ka nguruar të ndajë foto nga të mirat mater...
Art&Argëtim11 Prill 2020, 11:12
TIRANË– Modelja e fitness-it Dorina Mema është frikësuar pasi fqinji i saj ka kryer tamponin, për të verefikuar nëse është me Covid-19.E gjendur në panik, ...
KOSOVË– Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Shkenda Dubova jo vetëm që do t’I duhet ta festojë ditëlindjen e saj në karantinë, por i gjithë plani për ...