Ekonomi

Garancia për biznesin e madh, shteti konfiskon aksionet e biznesit në rast të mospagesës

8 Prill 2020, 10:53 Nga DOSJA
Garancia për biznesin e madh, shteti konfiskon aksionet e biznesit në

TvT botoi dje detaje mbi marrëveshjen e qeverisë dhe bankave për t’i ardhur në ndihmë biznesit të madh në situatën që ka krijuar pandemia e koronavirusit, i njohur si garancia sovrane, dhe e cila parashikon që biznesi i madh të përfitojë një financim deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat, ku shteti bën rolin e garantit.

Por çfarë do të ndodhë në rast të pamundësisë së biznesit kredimarrës për të kthyer mbrapsht detyrimin ndaj huadhënësit? TvT zbuloj se marrëveshja parashikon përvetësimin e aksioneve të biznesit nga shteti.

Kështu, sipas marrëveshjes, detaje të së cilës u bënë të ditura dje nga TvT, nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga strukrura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Aksionet do të administrohen dhe nxirren në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Ngelet për t’u parë interesi i biznesit për të përdorur një instrument financiar si ky që po ofrohet nga qeveria shqiptare.

Marrë nga TvT

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi agjencia e privatizimeve plani ekonomik per koronavirusin agjencia e privatizimeve plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Prill 2020, 13:54

TIRANË- Organizata CRCA /ECPAT me anë të një deklarate kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mënyrën se si po zhvillohet mësmi në distancë në një kohë...