ME VIDEO/ Bieta Sulo s’e priste! Surpriza nga i ati në mes të emisionit dhe fjalët që e mbushën në lot: Rruga që ke ndj
10 Prill 2020, 07:12Nga DOSJA
TIRANË– Moderatorja, Bieta Sulo ditën e djeshme ka festuar 35 vjetorin e saj. Kjo ditëlindje është shoqëruar me plot surpriza nga të dashurit e zemrës. Një video mesazh nga familjarët, motra, babai dhe bashkëshorti, Alban Dudushi me të birin, ka përlotur moderatoren e “Ftesë në 5”.
Fjalët e ngrohta të babait, i kanë mbushur sytë me lot Bieta Sulos!
“Si sot, në muajin prill, 35 vjet më parë, ne u shtuam me një lule. Asaj luleje ia vumë emrin Bieta! Kjo lule u rrit dalëngadalë dhe ja tek është sot. Rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e bukur, por dhe me vështirësi dhe përpjekje që Bieta i ka përballuar me sukses,”– u shpreh babai i saj në videon surprizë të realizuar në nisje të emisionit të pasdites.
Por, nuk ka munguar as një urim romantik nga Alban Dudushi, i cili ka kujtuar se kjo është ditëlindja e 15-ë që ata festojnë së bashku, dhe ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e tij të dashurisë me anë të një poezie.
“Gjërat e dashurisë do të ti them në shtëpi, por këtu po huazoj fjalët e Ismail Kadaresë dhe po ta lexoj këtë poezi”– është shprehur Alban Dudushi, duke lexuar më pas poezinë dedikuar bashkëshortes.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- COVID-19 ka paralizuar vendin, shqiptarët ndodhen të izoluar në banesat e tyre. Ndërkohë, Pashkët por afrojnë, por qytetarët nuk mund të mblidhen këtë...
DashiMundohuni që të shmangni debatet, të vjetra apo të reja qofshin. Disa probleme do të kërkojnë kohë për tu zgjidhur, por përmirësimi nuk do të vonojë. E pre...
ELBASAN – Koronavirus nuk ka mbyll në banesa vetëm qytetarë në Tiranë por në gjithë Shqipërinë, në Elbasan kanë gjetur një mënyrë shumë atraktive për t...
TIRANË-Në një lidhje në Skype, për programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja e njohur e serenatave, Ermira Babaliu. Ajo aktualisht ndodhet e izoluar s...
TIRANË-Për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte në një lidhje në Skype këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Big Mama. Edhe ajo ashtu si të gjith...
Vendi ynë vijon të jetë ende i izoluar për shkak të pandemisë që prekur mbarë botën.Mes dhjetëra punimeve sensibilizuese, “Hija Films” ka përcjellë një video-me...
Art&Argëtim 9 Prill 2020, 18:09
KOSOVË– Një vogëlushe nga Kosova ka pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme pasi është filmuar duke qarë për Albin Kurtin. Videoja është filmuar nga babai i...
TIRANË– Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona janë duke e përjetuar të ndarë këtë periudhë karantine dhe kjo sepse secili duhet të kujdeset për...