Bota

Mes 969 viktimave në Itali edhe 7 mjekë, shkon në 44 numri i doktorëve të vdeur nga COVID-19

27 Mars 2020, 17:36 Nga DOSJA
Mes 969 viktimave në Itali edhe 7 mjekë, shkon në 44 numri i

ITALI– Numri i viktima nga koronavirusi në Itali sot ka shkuar në afro 1.000 të vdekur në 24 orë. Por – përfshirë mes 969 viktimave në Itali  kanë qenë edhe 7 mjek, duke e çuar numrin total  të mjekëve  të vdekur nga  virusi në 44.

Kjo përfaqëson raportin ditor më të lartë që nga fillimi i krizës Covid-19  në shtetin fqinj dhe mendohet të jetë kulmi  dhe bilanci më i lartë i viktimave nga koronavirusi.

Numri i të vdekurve në Itali tani arrin në 9.134 pasi u regjistruan 969 vdekje vetëm sot. Mjekët dhe infermierët në spitalet në veri të Italisë kanë parë një stabilizim të vogël në numrin e infeksioneve, por frika se virusi është akoma duke u përhapur në jug tëvednit do të mbajë Italinë të në një mbyllje ekstreme në rang kombëtar.

Virologët kanë paralajmëruar se numri aktual i rasteve pozitive të Italisë është deri në pesë herë më i lartë se numri zyrta. Kjo do të thotë se raset e personave të infektuar do të rriten akoma më shumë, prandaj autoritetet italiane  kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar dhe 9132 viktima.

Burimi: METRO 

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 44 mjek te vdeur koronavirusi itali 44 mjek te vdeur koronavirusi itali

Sondazh

Poll