Sot Dita Botërore e Teatrit, aktorët japin mesazhe shprese nga karantina: Do takohemi sërish, sot qëndroni në shtëpi
TIRANË- Shqipëria dhe e gjithë bota është duke u përballur me koronavirusin, i cili ka izoluar qytetarët dhe shumë institucionet janë mbyllur. Një nga institucionet e prekura nga COVID-19 është dhe teatri. Pre shumë javësh aktorët nuk janë më në skenë, e sallat janë pa publik. Por sot aktorët kanë treguar se e vuajnë këtë mbyllje në shtëpi, dhe sot në Ditën Botërore të Teatrit ata kanë treguar se u mungon skena.
Me anë të mesazheve në Facebook, aktorët Indrit Çobani, Arben Derhemi, Luli Bitri, Luzlim Zeqaja, Andi Deçka, Olta Daku, Laert Vasili etj, kanë uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar në kalendarin e teatrit dhe kanë dhënë mesazhe shprese. Ata janë shprehur se luftën me virusin do e fitojnë dhe nshumë shpejt do jenë në skenë për të rrëmbyer duartorkitjet e publikut.
POSTIMI I TEATRIT KOMBËTAR
?DITA BOTËRORE E TEATRIT? ?️Të dashur miq ! Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, po ju njohim me mesazhin e Institutit Ndërkombëtar të Teatrit për vitin 2020. Ky mesazh është shkruar nga z. Shahid Nadeem, dramaturg pakistanez dhe njëkohësisht Drejtues i Teatrit të mirënjohur ‘Ajoka’ në Lahore
?️TEATRI SI NJË FALTORE?️ ?️Në fund të performancës në Teatrin ‘Ajoka’, ku jepej shfaqje mbi poetin sufi Bulleh Shah, një burrë i vjetër i shoqëruar nga një djalosh i ri, shkuan drejt aktorit i cili po luante rolin e ‘Sufit të Madh’ dhe i thotë: “Nipi im është i pamundur, a mundemi ju lutem t’i jepni atij një bekim?”. Aktori u step dhe tha: “Unë nuk jam Bulleh Shah, jam thjesht një aktor, i cili po luan rolin e tij”. I moshuari i kthehet: “Bir, ti nuk je aktor, ti je mishërimi i Bulleh Shah”. Papritur, një koncept i ri i teatrit lindi për ne, ku aktori bëhet mishërim i rolit që po portretizon.
?️Duke eksploruar historitë si ajo e Bulleh Shah, dhe ka aq shumë të tilla në të gjitha kulturat, mund të bëhet një urë mes nesh, krijuesve të teatrit dhe një audience të panjohur, por entuziaste. Ndërkohë që performojmë në skenë, shpeshherë, harrohemi në filozofinë e teatrit, në rolet tona si lajmëtarë të ndryshimeve sociale dhe lejmë prapa seksione të masës. Në angazhimin tonë me sfidat së tashmes, ne e privojmë veten nga mundësia e eksperiencës për të prekur thellë shpirtërisht, një eksperiencë që teatri e mundëson. Në botën e sotme, ku intoleranca, urrejtja dhe dhuna janë rritje, planeti ynë po zhytet thellë e më thellë në një katastrofë klimatike, ne duhet të rifitojmë forcën tonë shpirtërore. Ne duhet të luftojmë plogështinë, letargjinë, pesimizmin, zilinë, dhe indeferencën e botës ku jetojmë, planetit ku jetojmë. Teatri ka një rol, një rol fisnik, në dhënien e energjisë dhe mobilizmin e njerëzimit për ta ngritur atë nga rënia në humnerë. Mund ta ngrejë skenën, hapësirën e performancës, në diçka të shenjtë.
?️Në Azinë jugore, artistët prekin me respekt dyshemenë e skenës para se të hyjnë në të, një traditë e lashtë kur bota kulturore dhe shpirtërore ishin të ndërthurura. Është koha për ta rigjetur atë lidhje simbiotike mes artistit dhe audiencës, të kaluarës dhe të ardhmes. Të bësh teatër është një akt i shenjtë dhe aktorët mund të bëhen rimishërim të roleve që luajnë. Teatri ka potencialin të bëhet një faltore dhe faltorja një hapësire performance.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Bajram Yzeiri në tetor ‘91: Nuk jam i komunales që të gjej eshtrat e ish-të burgosurve
Ministria e Rendit nuk është komunale që të hapë varret, të gjejë eshtrat dhe t’ua çojë qytetarëve, se po e tha kështu atëherë nuk është mirë”.Në një mbl...
“Covid-19 i merr jetën tim biri, vetëm 2 vjeç…”, lajmi i rremë me foton e djalit revolton burrin e Chiara Ferragnit: B
ITALI– Ndërsa gjithnjë e më shumë, po qarkullojnë lajme të rreme, sidomos mbi personazhe të njohur për publikun, një histori e pahijshme i ka ndodhur blog...
Nuk lanë fjalë pa i thënë njëri-tjetrit, e lidhur me reperin gjerman, Loredana s’heq mendjen nga Mozzik! Postimi në mesn
GJERMANI– Reperja Loredana Zefi prej kohësh i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, dhe madje kanë debatuar disa herë virtualisht mes tyre. Por, ndërsa reperja ka va...
Dëshmia e avokatit të famshëm: Kur Koço Tashko ma prezantoi Enverin tek dyqani “Flora”, e vetmja gjë që binte në sy,
TIRANË– Zhvendosja e familjes së Vasil Dilos nga Gjirokastra në Tiranë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ku Vasili në fillimin e vitit 1939, i n...
Ish i dashuri shpall datën e martesës, Enca Haxhia e ngacmon publikisht: Po përpiqet të më bëjë xheloz…s’mund ta beso
TIRANË– Prej katër vitesh të ndarë, Enca Haxhia merr vesh lajmin se ish i dashuri i saj do të martohet. Ai e ka njoftuar këtë lajm në rrjetin social Facebo...
Arratisje në Meksikë dhe dasmë sekrete, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk përmbahen: E duan marrëzisht njëri-tjetrin
SHBA– Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë së bashku dhe madje po planifikojnë një martesë sekrete…Kanë kaluar 15 vjet që kur Jennifer Aniston paraqiti kërkesën ...
Humbje e madhe për kinemanë, koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm 69-vjeçar
SHBA– Mark Blum, aktori i njohur për filmat “Desperately Seeking Susan” dhe “Crocodile Dundee”, ka vdekur për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Blum ishte 69 ...
Urdhër i prerë nga Rusia: Facebook dhe Twitter të fshijnë lajmet e rreme mbi koronavirusin
RUSI – Dy mediat sociale më të përdorura në botë, Facebook dhe Twitter janë detyruar të fshijnë një lajm të rremë mbi gjendjen e koronavirusit në Rusi. Me kërke...
Duhet të reflektoni, ka gjëra që mund t’i keni bërë gabim, sot s’do të mungojnë surprizat/ Horoskopi 27 mars 2020
DashiKeni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë...