Aktualitet

I infektoi kunata, dalin detaje për 2 të infektuarit në Tropojë, burrë e grua e morën COVID-19, gjendja e tyre e mirë (MO

26 Mars 2020, 10:55 Nga DOSJA
I infektoi kunata, dalin detaje për 2 të infektuarit në

TROPOJË– Detaje të reja mësohen lidhur me dy të infektuarit e parë në qytetin e Tropojës. Pozitiv kanë dalë një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit, banues në lagjen “Partizani”.

Mësohet se burri është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese. Dyshohet se të dy janë infektuar nga motra e bashkëshortit, e cila ka qënë së fundmi në Itali. Megjithatë të dy janë në gjendje të mirë, ndërkohë ka filluar edhe hetimi për persona të tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me ta. 

Ndërkohë në Shqipëri janë shënuar 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tropoje tropoje koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll