Bota

Koronavirusi nuk po ndalet/ Mbi 20 mijë të vdekur dhe 452,157 të infektuar në botë, i sëmurë edhe Princi i Uellsit, OBSH:

25 Mars 2020, 08:09 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk po ndalet/ Mbi 20 mijë të vdekur dhe 452,157 të

Kurba e koronavirusit nuk po di që të bjerë. Në botë vazhdon të përhapet me shpejtësi infeksioni ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Kufizimet në të gjithë botën kanë bërë që 2.5 miliardë njerëz të jenë në masa të rrepta sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendet që janë “mbërthyer” nga pandemia globale janë në Europë, është Spanja, e cila numëron më shumë se 47610 mijë të infektuar dhe 3,434 viktima, ku vetëm ditën e sotme u shënuan 738 viktima. Gjendja është aq e rëndë saqë në të gjithë vendin regjistrohen rreth 5000 ‘bluza të bardha’ të infektuara. Nuk mbetet më pas as Italia, e cila shumë shpejt do të kalojë edhe shifrat e Kinës, duke shënuar 74386 të infektuar dhe më shumë se 7 503 të vdekur.

Jashtë Europës, në gjendje jo të mirë është Britania e Madhe dhe Amerika, vende që kanë pasur një “bum” infeksionesh. Me 8227 raste dhe 433 vdekje, qytetarët e Britanisë së Madhe janë mbyllur brenda dhe nuk lejohet që të dalin nëse nuk kanë nevojë për për ushqime ose ilaçe.

Ndërsa SHBA-ja ka parë ditën më vdekjeprurëse pasi të paktën 39 njerëz vdiqën duke e çuar numrin total 819, ndërsa OBSH-ja paralajmëroi se vendi mund të ishte epiqendra tjetër e virusit.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se shpreson në ç’rrënjosjen e koronavirusit nga SHBA-ja të paktën deri për Pashkë, më 12 prill, edhe pse guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo u shpreh më parë se pandemia po shpërndahet si “metro”. Megjithatë Amerika nuk është vetëm. Ambasadori rus në SHBA. Anatoly Antonov, u shpreh se  Moska ishte e  gatshme të ndihmonte Uashingtonin.

Nga  koronavirusi është infektuar edhe Princi Charles i Uellsit, por mësohet se deri më tani gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Ndërkohë Australia është izoluar dhe ka ndaluar udhëtimet jashtë shtetit për të parandaluar përhapjen e virusit. Edhe Ballkani nuk ka shpëtuar pa u infektuar nga pandemia. Serbia ka shënuar rreth 300 të infektuar, Maqedonia e Veriut rreth 140, Greqia mban rekord me mbi 700 të prekur, ndërsa Kosova i ka kaluar 30 të infektuar.

Gjithashtu me përhapjen e koronavirusit në SHBA,  ka  vdekur edhe një shtetas shqiptar nga COVId-19 në New York. Mësohet se është një 61-vjeçar nga Dibra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll