Art&Argëtim

“Injorante femër”, Etilda Gjonaj flet për të burgosurit, Stresi i hakërrehet ministres: Kush të ka votu ty që të resp

24 Mars 2020, 13:36 Nga DOSJA
“Injorante femër”, Etilda Gjonaj flet për të

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj është tepër aktiv në rrjete sociale, ku herë pas here bën komente ndaj politikanëve dhe njërëzve me poste drejtuese në Shqipëri. Kësaj radhe ka piketuar Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke iu drejtuar me tone ofenduese.

Ndërsa në sfond shfaqet ministrja duke folur për masat e marra ndaj të burgosurve, të cilët do të qëndrojnë tre muaj në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Stresi nuk i kursen kritikat.

“Injorante femër. Çfarë ministe je ti???? Kush të ka votu ty iher që të rrespektojm vendimet tuaja, shtet i dështum,”- shkruan Stresi, drejtuar ministres Etilda Gjonaj.

Reperi Stresi është i njohur për telashet me policinë dhe përplasjet publike apo reagimet e tij kundër qeverisë aktuale. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati. Stresi u arrestua nga policia e Tiranës, më 17 tetor të vitit 2018. Ai u kap në një hotel në Linzë dhe qëndroi për tetë muaj në burg.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj etilda gjonaj ministrja e drejtësisë reperi stresi arkimed lushaj etilda gjonaj ministrja e drejtësisë reperi stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Mars 2020, 08:42

SHBA– Diva e muzikës, Madonna ka vendosur të japë një mesazh për koronavirusin nga një vaskë, ku shfaqet tërësisht nudo. Ndërsa është zhveshur dhe është relaksu...