Ekonomi

Helmimi i nxënësve në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Gjendja shëndetësore tani është e mirë, s’ka asnjë në spita

4 Mars 2020, 18:01 Nga DOSJA
Helmimi i nxënësve në Fier, Ministria e

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se të gjithë nxënësit e helmuar në Fier kanë lënë spitalin. Sipas ministrisë, të gjithë nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”, tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit. Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”. Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku  u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier ministria e shendetesise helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier ministria e shendetesise

Sondazh

Poll