Art&Argëtim

Pushime romantike në Francë, zbulohet lidhja sekrete e Ana Likës me futbollistin shqiptar (FOTO)

28 Shkurt 2020, 08:21 Nga DOSJA
Pushime romantike në Francë, zbulohet lidhja sekrete e Ana Likës

TIRANË– Prej kohësh u përfol për një lidhje të mundshme me aktorin e humorit, Drilon Hoxha, por mesa duket Ana Lika e paska gjetur me kohë dashurinë e saj, dhe Icon Style ka zbuluar se aktorja është në një romancë me futbollistin Amir Rrahmani.

Shpesh është aluduar për lidhjet e aktores, por asnjëherë nuk u zbulua se kush fshihej pas. Mirëpo  më në fund është zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Likës, dhe bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Iconstyle” ka konfirmuar romancën mes çiftit, duke shtuar se nuk ka shumë kohë që ka nisur.  Aktorja dhe futbollisti kanë vendosur të realizojnë një palë pushime romantike në Francë, dhe kanë publikuar fotot e tyre në rrjete sociale, duke pozuar në të njëjtin vend. Megjithatë, çifti ende ka vendosur ta mbajë lidhjen të fshehtë, duke mos publikuar asnjë moment së bashku.


R.L-Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja amir rrahmani ana lika futbollisti histori dashurie aktorja amir rrahmani ana lika futbollisti histori dashurie

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shkurt 2020, 20:32

Pasditen e kësaj të enjteje gjatë emisionit “Rudina” në TV Klan ishte ftuar dentistja pediatre, Enida Petro. Ajo është një grua shumë e suksesshme në profesioni...