Art&Argëtim

“Kam dajën beqar, a do numër telefoni”, Samanta Karavellës ‘i del fati’ në emision (VIDEO)

25 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Kam dajën beqar, a do numër telefoni”, Samanta

TIRANË– E ftuar në emisionin e së hënës në Tv Klan, “Në Kurthin e Piter Pan”, ka qenë dhe këngëtarja Samanta Karavella. E ndërsa ishte përballë pyetjeve të sinqerta të fëmijëve, një nga vogëlushet është shprehur se ka dëshirë ta njohë këngëtaren me dajën e saj, që është ende beqar.

“Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar? A e do numrin e telefonit?”,- është pyetja e drejtuar nga Herla.

Ndërsa Samanta nuk i ka mbajtur dot të qeshurat, ndërsa ka vazhduar bisedën me vogëlushen Herla: Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para. Çfarë pune bën daja? Sa vjeç është? Është tamam për mua?

 

E gjithë salla nuk i ka mbajtur të qeshurat, ndërsa Samanta ka vazhduar një bisedë ‘serioze’ me vogëlushen e Piter Pan, duke i thënë se do flasin pas emisionit. Ndër të tjera këngëtarja u shpreh se nuk është në një lidhje dhe se nuk i pëlqen të ketë romancë me njerëzit në të njëjtin profesion.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtare ne kurthin e piter pan samanta karavella këngëtare ne kurthin e piter pan samanta karavella

Sondazh

Poll