Sport

Eskorta, gaz qeshës... Lojtarë të Serie A pjesë e një hetimi ndaj një kompanie festash!

Sipas informacionit nga "Gazzetta dello Sport" të publikuar këtë të martë, zyra e prokurorit të Milanos ka hapur një hetim kundër një kompanie që organizon evente që përfshijnë eskorta, gaz qeshës dhe lojtarë të Serie A.

21 Prill 2026, 17:08 Nga DOSJA

Eskorta, gaz qeshës... Lojtarë të Serie A pjesë e një

ITALI - Një artikull në Gazetta dello Sport  të martën zbuloi se një hetim është hapur nga zyra e prokurorit të Milanos kundër një kompanie që organizon festa për klientë të pasur, përfshirë lojtarë të Serie A.

Kjo kompani dyshohet se ofron shërbime në klube dhe hotele luksoze, ndonjëherë me praninë e gazit qeshës dhe/ose eskortave - përveç grave të reja të moshës 18 deri në 30 vjeç - në këmbim të pagesës prej disa mijëra eurosh.

Media italiane specifikon se ka "të paktën pesëdhjetë klientë, përfshirë futbollistë dhe atletë të tjerë". 

Katër persona, "të konsideruar si udhëheqës të organizatës", thuhet se janë arrestuar për "lehtësimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe pastrimin e të ardhurave nga ky aktivitet i paligjshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll