Sport

“Njerëzit flasin për Arsenalin që goditi dy herë shtyllën, edhe ne e goditëm shtyllën”

Pep Guardiola flet për përgatitjen mentale të skuadrës së tij pas fitores ndaj Arsenalit: "E di për çfarë po flas, sepse kur fiton këto lloj ndeshjesh, flet për mentalitet”.

21 Prill 2026, 17:00 Nga DOSJA

“Njerëzit flasin për Arsenalin që goditi dy herë

ANGLI - Trajneri i Man.Cityt, Pep Guardiola, ka folur hapur për mentalitetin e skuadrës së tij në garën për titullin e Premier League, teksa ka reflektuar mbi fitoren e së dielës.

"Gjuha e trupit ka qenë në vendin e duhur për shumë, shumë muaj. Çdo gabim që një lojtar nuk e mendon si gabimin e tij e fajëson pak veten dhe përpiqet që fajin të kalojë te tjetri."

"E di për çfarë po flas, sepse kur fiton këto lloj ndeshjesh, flet për mentalitet. E thashë pas ndeshjes të dielën, nëse (Kai) Havertz do të shënonte me kokë në minutën e fundit, cili do të ishte mentaliteti ynë? Cili do të ishte?

E di shumë mirë se do të ishte “nuk kanë qetësi, nuk janë një ekip me përvojë”. Është e njëjta gjë.

"Njerëzit flasin për Arsenalin që goditi shtyllën dy herë, por edhe ne e goditëm shtyllën. Rastet që ata patën, i patëm edhe ne. Loja ishte shumë e ngushtë. Episodet përcaktojnë shumë, shumë gjëra."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll