Sport

Wolverhampton - klubi i parë që largohen matematikisht nga Premier League…

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Wolves nuk kanë më asnjë mundësi ta kalojnë vendin e 18-të dhe për pasojë pas tetë sezonesh bie zyrtarisht nga Premier League.

21 Prill 2026, 09:00 Nga DOSJA

Wolverhampton - klubi i parë që largohen matematikisht nga Premier

ANGLI - Wolverhampton Wanderers janë matematikisht të rënë nga Premier League, pas barazimit 0-0 mes West Hamit dhe Crystal Palace, i cili vulosi fatin e skuadrës së Rob Edwards.

Ky rezultat e çon West Hamin në kuotën e 35 pikëve, duke e larguar më shumë nga zona e rënies, ndërsa Wolves mbesin në 17 pikë, plot 18 pikë larg zonës së shpëtimit.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Wolves nuk kanë më asnjë mundësi ta kalojnë vendin e 18-të dhe për pasojë bie zyrtarisht nga elita.

Kështu, Wolves do të rikthehen në Championship pas tetë vitesh në Premier League. Pas rikthimit në elitë në vitin 2018, Wolves patën një start mbresëlënës, duke u renditur të shtatët në sezonin e parë.

Një tjetër vend i shtatë dhe një gjysmëfinale në Ligës së Evropës në sezonin 2019/20 e konfirmuan rritjen e klubit, por me kalimin e kohës, largimi i disa lojtarëve kyç drejt klubeve më të mëdha e dobësoi skuadrën dhe rezultatet nisën të bien.

Këtë sezon, problemet u shfaqën herët, Wolves e nisi kampionatin në fund të tabelës pas humbjeve në pesë ndeshjet e para dhe deri në mesin e sezonit ishte e qartë se mbijetesa po bëhej mision pothuajse i pamundur. Skuadra nuk arriti të fitonte asnjë nga 19 ndeshjet e para në kampionat.

Wolverhampton - klubi i parë që largohen matematikisht nga Premier

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll