Sport

Neymar, ylli brazilian bën renditjen: Ishte Leo Messi, pastaj unë, tani është Lamine Yamal

Ylli brazilian, Neymar, i ka thurur elozhe për Lamine Yamal në deklaratat e tij të fundit, duke e krahasuar talentin e djaloshit me atë të Lionel Messit dhe të vetes.

19 Prill 2026, 17:00 Nga DOSJA

Neymar, ylli brazilian bën renditjen: Ishte Leo Messi, pastaj unë,

BRAZIL - Prej vitesh dihet se braziliani është modeli dhe idhulli i Lamine Yamal, gjë që ylli i ri i Barcelonës e ka pohuar publikisht në shumë raste. Natyrisht, as vetë braziliani nuk i ka kursyer lëvdatat për “djalin e mrekullueshëm” të futbollit botëror.

Në deklaratën e tij, superylli i Santosit theksoi se talenti i Lamine Yamal është unik dhe i kujton rrugëtimin e tij dhe të Leo Messit në moshë të re. Ai e cilësoi si të pabesueshme atë që djaloshi bën në fushë, ndërsa shprehu keqardhjen për eliminimin e tij nga Liga e Kampionëve, duke vlerësuar faktin që 18-vjeçari dha gjithçka nga vetja.

“Besoj fuqimisht se ai është një nga lojtarët e rinj më të mirë që futbolli ka parë ndonjëherë. Ishte Leo Messi, isha unë… por ajo që ky djalosh po bën në moshën 18-vjeçare, është thjesht e pabesueshme. Më erdhi keq për të kur u eliminua nga Liga e Kampionëve. Ai dha maksimumin dhe bëri diferencën, por ky është futbolli, çdo gjë mund të ndodhë,” u shpreh Neymar.

Në mbyllje, braziliani parashikoi një të ardhme të ndritur për yllin e Barcelonës: “Koha e tij po vjen. Shpresoj që ai të fitojë vitin tjetër… dhe pse jo edhe “Topin e Artë”? Ai është i veçantë, një nga ata lojtarë që unë do ta mbështes gjithmonë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll