Kush do ta stërvisë Leo Messin te Inter Miami? Xavi, Gallardo, Palermo... janë në listë!
Mascherano dhe Messi gjatë një ndeshjeje SHBA - Mascherano është larguar. Trajneri argjentinas i Inter Miami njoftoi dor...
Në "Final Four" ekipet do të përfitojnë: Vendi i parë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj.

TIRANE - Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në “Abissnet Superiore”, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë.
Drejtori i garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për situatën aktuale të kampionatit, garën për një vend në “Final Four”, luftën për mbijetesë, si dhe për formatin dhe datat e fazës finale “Final Four” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura.
Më poshtë, prononcimin i plotë i drejtorit të garave, Marjus Sulejmani:
Fundi i sezonit të rregullt? - Kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e 36-të javëve të kampionatit. Vllaznia është ekipi i parë që ka siguruar “Final Four”. Gara është shumë e fortë, pasi janë edhe 5 ekipe që konkurrojnë për të zënë 3 vende për në “Final Four”.
Kampionati nuk është vetëm për “Final Four”, pasi edhe në fundin e tabelës ka një garë sportive shumë të fortë. Vendi i 9-të dhe i 10-të bien direkt nga kategoria, ndërsa skuadra që renditet në vendin e 8-të do të luajë një ndeshje play-off me një nga skuadrat që renditet nga vendi i tretë te i gjashti në Kategorinë e Parë.
Faza “Final Four”? - Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël.
Datat janë të përcaktuara. Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes vendit të parë dhe vendit të katërt, një ditë më vonë vendi i dytë dhe vendi i tretë. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Air Albania”.
Shpërblimet financiare për klubet e “Abissnet Superiore”? - Katër ekipet e para pas përfundimit të 36-të javëve do të përfitojnë shpërblime financiare. Vendi i parë do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj.
Gjithashtu, fituesi i kampionatit, pra i “Final Four” do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj. Pas përfundimit të “Final Four”, të 10 ekipet do të marrin përsëri të ardhura, që do të vijnë nga biletat, sponsorët dhe reklamat, të cilat do të shpërndahen nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë sipas renditjes, si dhe një përqindje më e madhe për ekipet që do të luajnë në “Final Four”.
B.T (Dosja.al)
Mascherano dhe Messi gjatë një ndeshjeje SHBA - Mascherano është larguar. Trajneri argjentinas i Inter Miami njoftoi dor...
ITALI - Giovanni Malagò ka atë që duhet për t'u bërë presidenti i ri i Federatës Italiane të...
ZVICER - Dy lojtarë të PSG-së rrezikonin pezullimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampio...
ARABIA SAUDITE - Al Ittihad i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj, kaloi në çerekfinalen e Ligës së Kampionë...
ITALI - Kontradiktat shpërthyen në divizionin e dytë të Venetos, ku një gjyqtar u kërkoi dy futbollistë...
GJERMANI - Real Madridi do të duhet të kapërcejë një detyrë monumentale këtë të mërkurë n&eum...
SPANJE - Toni Freixa, ish-ekzekutiv i Barcelonës dhe tani komentator i rregullt për media të ndryshme, shfryu tërbimin e tij pas ndeshjes ...
SPANJE - Hansi Flick ofroi perspektivën e tij për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ...
Episodi i Ericut dhe Sorlothit SPANJE - Barça nuk do të jetë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëv...
6 - PSG është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të gjashtë në historinë e ...