Sport

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, spikat dhe shkëlqen në kualifikimin e Al Ittihad në Championsin Aziatik

Mbrojtësi Mario Mitaj rikthehet në fushë me Al Ittihadin, dhe vlerësohet me notën më të lartë në takimin që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike.

15 Prill 2026, 13:00 Nga DOSJA

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, spikat dhe shkëlqen

ARABIA SAUDITE - Al Ittihad i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj, kaloi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve Aziatike, pasi mundi 1-0 pas 120 minutash, Al Wahda, falë një penalltie të shndërruar në gol pas minutës së 120-të, kur ishin akorduar edhe 10 minuta të tjera shtesë.

Ndër më të mirët e ndeshjes ishte Mario Mitaj i vlerësuar me notën lartë 7.7. Para tij u vlerësua vetëm autori i golit, braziliani Fabinho. Në këtë takim, si rrallëherë, futbollisti shqiptar mori minutazhin e plotë deri në përfundimin e ndeshjes pas mbi 120 minutash lojë.

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, spikat dhe shkëlqen

Ndonëse kishte kohë që nuk preferohej prej trajnerit Sergio Conceicao te Al-Ittihad, mbrojtësi shqiptar demonstroi në këtë ndeshje se nuk i ka humbur “reflekset” në nxjerrjen e ekipit nga prapavija në kundërsulm me koordinime prej thellësisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll