Sport

Javier Mascherano nuk është më trajner i Inter Miamit, ai ka dhënë dorëheqje: Ja arsyeja…

“Për arsye personale, kam vendosur t'i jap fund mandatit tim si trajner i Inter Miami

14 Prill 2026, 22:02 Nga DOSJA

Javier Mascherano nuk është më trajner i Inter Miamit, ai ka

SHBA - Javier Mascherano ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner i Inter Miami për arsye personale. Trajneri argjentinas është shprehur në deklaratën e klubit të MLS:

"Dua t'ju informoj të gjithëve se, për arsye personale, kam vendosur t'i jap fund mandatit tim si trajner i Inter Miami CF.

Para së gjithash, dua të falënderoj klubin për besimin që më kanë dhënë, të gjithë punonjësit brenda organizatës për angazhimin e tyre kolektiv, por mbi të gjitha lojtarët, të cilët na kanë lejuar të përjetojmë momente të paharrueshme.

Gjithashtu dua të falënderoj tifozët dhe La Familia, sepse asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ta. Gjithmonë do ta mbaj me vete kujtimin e yllit tonë të parë dhe, kudo që të jem, do të vazhdoj t'i uroj klubit gjithë të mirat për të ardhmen.

Nuk kam dyshim se klubi do të vazhdojë të arrijë suksese në të ardhmen. Një përqafim i madh për të gjithë dhe faleminderit për gjithçka."

Mascherano e udhëhoqi ekipin e Lionel Messit drejt dy titujve, përfshirë suksesin historik në MLS dhe pjesëmarrjen në Kupën e re të Botës për Klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll