Sport

Inzaghi nën akuzë, pas eliminimit nga Mancini: Tifozët e Al Hilal janë të tërbuar...

Simone Inzaghi u eliminua nga Liga e Kampionëve të Azisë nga Mancini. Tifozët e Al Hilal janë të tërbuar dhe vendi i parë në Ligën Profesioniste Saudite është shumë larg.

14 Prill 2026, 15:30 Nga DOSJA

Inzaghi nën akuzë, pas eliminimit nga Mancini: Tifozët e Al Hilal

ARABIA SAUDITE - Simone Inzaghi është kritikuar aashpër nga tifozët e Al Hilal, pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve të AFC nga Al Sadd, skuadra e Katarit që stërvitet nga Roberto Mancinit.

Kjo është një goditje e fortë për ish-trajnerin e Interit, i cili renditet i dyti në Ligën Profesionale Saudite, pesë pikë pas Al Nassr të Cristiano Ronaldos me gjashtë ndeshje të mbetura.

Kjo diferencë është zgjeruar së fundmi pas barazimit 2-2 kundër Al Taawon, dhe kjo nuk po e ndihmon marrëdhënien e trajnerit të lindur në Piacenza me tifozët. "Poshtërim i merituar", "I papërgatitur" dhe "Largohu" janë mesazhet më të ashpra që shihen në rrjetet sociale. 

Tensioni vjen pas shkurtit, kur Al Hilal ra nga një epërsi prej shtatë pikësh në një disavantazh prej tre pikësh ndaj Al Nassr, duke humbur kështu vendin e parë.

Gjatë atyre ditëve të tensionuara, në Arabinë Saudite u fol edhe për mundësinë e shkarkimit të Inzaghit, i cili është i lidhur me një kontratë prej 26 milionë eurosh në vit deri në vitin 2027. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll