Donnarumma, me lot në sy pas dështimit të Italisë për Botërorin: “Vërtet dhemb shumë”…
ANGLI - Gianluigi Donnarumma nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij. Kapiteni 27-vjeçar i ekipit kombëtar italian, duke folur për Sky Sp...
Dy fusha të reja futbolli janë inauguruar në qytetin e Gjirokastrës, një investim i realizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, në kuadër të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në komunitet.

GJIROKASTER - Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij investimi për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe për zhvillimin e futbollit në qytet.
Presidenti Duka vlerësoi ceremoninë si një dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e futbollit në vend. Kreu i futbollit shqiptar theksoi angazhimin për investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë, në të gjithë vendin.
“Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve juve që jeni këtu, për praninë sot, për krijimin e kësaj atmosfere fantastike jo vetëm për mua dhe kryetarin, por për çdokënd në Gjirokastër. Kjo ceremoni që ne bëjmë sot këtu nuk është thjesht për të inauguruar, apo për të treguar fushat, por një mesazh që ne kemi për lojën e futbollit.
Një mesazh që ne kemi që të gjithë bashkë jemi në emërues të përbashkët. Kjo është një lojë që duhet zhvilluar, që është një lojë e bukur, që nuk ka vetëm kompeticionin. Projektet tona do të vazhdojnë për të investuar në infrastrukturë.
Uroj që siç kemi bashkëpunim fantastik me Bashkinë e Gjirokastrës, me Kryetarin kryesisht dhe me të gjithë Bashkinë që e ka mbështetur lojën e futbollit, që e do atë, që ka bashkëpunuar me ne në investimin e këtij impianti, mendoj fantastik për kohën në Gjirokastër.
Të kemi të tilla bashkëpunime në të gjithë territorin e vendit për t’ju afruar juve dhe bashkëmoshatarëve tuaj kushte sa më të mira loje”, – tha Presidenti Duka.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, vlerësoi inaugurimin e dy fushave si një investim të rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin ëndrrën e tyre në futboll. Ai theksoi rolin e sportit si një mjet kyç për edukimin dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe komunitetit.
“Të falënderoj miku im, jo thjesht që po inaugurojmë dy fusha që janë shumë të domosdoshme për ata që pretendojnë të bëhen futbollistë e kanë ëndërr këtë gjë. Futbolli dhe loja është një disiplinë për të rritur shëndetshëm fëmijët tanë, familjet e këtij qyteti, fëmijët e të gjithë qarkut Gjirokastër”, – tha Flamur Golemi, kryetari i Bashkisë Gjirokastër.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Gianluigi Donnarumma nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij. Kapiteni 27-vjeçar i ekipit kombëtar italian, duke folur për Sky Sp...
SPANJE - Barcelona është fjalë për fjalë e tërbuar për incidentet e arbitrit në humbjen në Camp Nou ndaj Atl&eacu...
Kvicha Kvaratskhelia, me çmimet MVP që fitoi kundër Chelsea (2) dhe Liverpool FRANCE - Sa herë që luhet muzika e Ligës s&eu...
SPANJE - Këtë të enjte, Hansi Flick mori dy lajme të mira përpara ndeshjeve kundër Espanyol në La Liga kët&e...
ITALI - Duke folur për Sky Sport, Alessandro Del Piero komentoi krizën në futbollin italian, duke u përpjekur të ofroj...
ARABIA SAUDITE - Pasi vuajti nga dëmtime fizike në javët e fundit, Karim Benzema bëri një rikthim triumfues në ligën e Arab...
ZVICER - Pas Champions League, iu takon skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndesh...
ERITRE - Pas një mungese gjashtëvjeçare nga skena ndërkombëtare, Eritrea luajti dy ndeshje kundër Eswatini në mars, ...
SPANJE - Pau Cubarsi po paguan çmimin për gabimin e tij. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar i FC Barcelonës u përjashtua me kart...
SPANJE - Një gjykatës nga Andorra ka vënë nën hetim shtatë futbollistë, përfshirë Daniel Carvajal dhe D...