Sport

Pas Champions League, sot luhen edhe çerekfinalet e Europa dhe Conference League…

Në Conference League spikat dueli Rayo Vallecano-AEK Athinë, ku do të përballen kuqezinjtë e Kombëtares: Ivan Balliu do të ketë kundërshtarë Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon…

9 Prill 2026, 13:30 Nga DOSJA

Pas Champions League, sot luhen edhe çerekfinalet e Europa dhe Conference

ZVICER - Pas Champions League, iu takon skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para çerekfinale.

Në fakt në Europa League, një prej ndeshjeve çerekfinale u zhvillua, ajo mes Bragës dhe Real Betis në derbin iberik e mbyllur me barazimin 1-1, ndërsa 3 ndeshjet e tjera do të luhen në mbrëmjen e sotme.

Sfida që spikat është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas me skuadrën italiane që do të kërkojë të ruajë nderin e Serie A teksa është e vetmja përfaqësuese e këtij kampionati, ndërkohe që përballë do të ketë Aston Villan skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League.

Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjol, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.

Po kështu këtë të enjte do të luhen edhe sfidat e para çerekfinale të Conference League. Gjithçka do të nisë me një sfidë me protagonistë futbollistë shqiptarë, Rayo Vallecano-AEK Athinë.

Nga njëra anë është skuadra spanjole ku aktivizohet Ivan Balliu, në krahun tjetër është ekipi grek me Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon.

Fiorentina, e vetmja skuadër italiane në këtë kompeticion do të masë forcat me Crystal Palace, ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij kompeticioni janë Mainz-Strasbourg dhe Shakhtar Dontesk-Alkmaar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll