Sport

Problemi i sulmit të Milanit nuk është i ri: në 10 vitet e fundit, më i miri ka qenë… Bacca

Vetëm dy nga pesë sulmuesit shënuan në gjysmën e dytë të sezonit për ekipin e Allegrit, por gjërat nuk kanë shkuar më mirë vitet e fundit.

8 Prill 2026, 12:00 Nga DOSJA

Problemi i sulmit të Milanit nuk është i ri: në 10 vitet e

ITALI - Sulmuesit e Milanit kanë qartësisht një problem me shënimin e golave. Natën në Napoli që i dha fund ëndrrave të tyre për Scudetto, Allegri futi në fushë pesë sulmues pa bërë asnjë gjuajtje në portë.

Goli i fundit nga një sulmues erdhi kundër Cremoneses, dhe në gjysmën e dytë të sezonit, vetëm Leao dhe Nkunku kanë gjetur rrjetën (Pulisic nuk ka shënuar për 100 ditë, dhe Fullkrug për 79).

Është një problem për të cilin Milani nuk duket se ka një zgjidhje, sepse dilema e sulmuesit është një problem i vjetër që Rossonerët e kanë mbajtur me vete për vite me radhë...

Vetëm hidhini një sy golashënuesve më të mirë të ligës në 10 vitet e fundit; emri i më të mirit është vërtet një surprizë! Këtë vit, golashënuesi më i mirë është Leao me 9 gola.

Por, në të vërtetë, para një dekade, sulmuesi rekordmen që shënuar më tepër, me fanelën e Milanit ka qenë Baka, i cili në sezonin 2015-2016 ka shënuar 18 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll