Politike

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime në Shqipëri dhe ka fshehur pasurinë, por nuk dënohet se mbrohet nga familja Rama

Pasi zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK, Berisha shtoi, ajo ka falsifikuar dokumente dhe kombësinë, duke u paraqitur si minoritare në Greqi, ku sipas tij është dënuar edhe nga gjykata.

6 Prill 2026, 10:39 Nga I.A
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime në Shqipëri dhe
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi më herët se nuk kishte deklaruar një dënim të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005 dhe se ka 5 mbiemra, kryedemorati tha se Gjoka falsifikoi edhe kombësinë.

Për këtë, ai akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani për manipulim të çështjes penale, duke pretenduar se Irena Gjoka është shpallur e pafajshme në mënyrë të padrejtë. Pasi zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK, Berisha shtoi, ajo ka falsifikuar dokumente dhe kombësinë, duke u paraqitur si minoritare në Greqi, ku sipas tij është dënuar edhe nga gjykata.

Ai pretendon se çështja ndaj saj është hapur pa emër për të shmangur pasojat ligjore dhe më pas është mbyllur me emër. Berisha e përshkroi këtë rast si një akt unik të shkeljes së ligjit dhe mbrojtjes së krimit, duke treguar, sipas tij, fytyrën e vërtetë të institucioneve të drejtësisë në vend.

“Përveç kësaj, Irena me 5 mbiemra nuk ka falsifikuar vetëm në Greqi, nuk është dënuar vetëm në Greqi, por ajo ka falsifikuar të paktën pesë herë, për çka dënohet penalisht, të gjithë formularët që ajo ka plotësuar për vetingun, ILDKP-në, për emërimet e saj në gjykatën speciale. Pra janë 5 formularë në të cilët ajo ka mashtruar shtetin shqiptar. Por Altin Maneku e ka injoruar totalisht të gjithë këtë, në një kohë kur çdo person tjetër i cili është gjetur se ka falsifikuar formularin është dënuar dhe penalisht dhe është nxjerrë nga detyra. Kjo nuk ndodh me Irenën me 5 mbiemra sepse është e mbrojtur nga familja më mafioze e Shqipërisë, që është familja Rama. Përveç këtyre, Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj. Çdo zyrtar i gjetur në fshehje pasurie është ndëshkuar sipas ligjit. Irena ka fshehur apartamente dhe garazhe, por këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto?

Po ti, i tha, si i ke fshehur këto 4 shtëpitë? E kuptoni se si e kanë neutralizuar njëri-tjetrin? Ju u duket si habi, por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira. Kështu që Irena me apartament të fshehur, me garazh të fshehur, në vend që të shkojë aty ku e ka vendin, në burg, i thotë Dumanit, shih pak veten tënde. Dhe këtu do i sjellim edhe ato të Dumanit, do i bëjmë të gjitha, sepse ka mashtrime të turpshme dhe ai dhe së shpejti do merrni vesh. Por thashë ta përfundojmë me klienten e tij, pastaj t’i kthehemi Troplinit. Kjo është siç e shihni të dashur qytetarë, pyeteni veten cili qytetar shqiptar i cili ka kryer pesë shkelje të rënda ligjore, krime, nuk përballet me dënimin? Duhet të jesh gjykatës special ose prokuror special që të mos ekzistojë ligji. Këta janë llumi i shtetit shqiptar, janë turpi i zyrtarëve shqiptarë, këta nuk kanë ligj, moral, dinjitet përveçse krim, krim dhe vetëm krim,“ tha Berisha./Dosja.al

irena gjoka sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2026, 13:24 E. D

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në TikTok, pasi një vit më parë qeveria e mbylli aplik...